Heroina e zbuluar në Portin e Durrësit, shoferi dhe pronari i linjës së autobusëve mohojnë të kenë lidhje
Një sasi heroine me peshë totale 13 kilogramë e 750 gramë, është zbuluar dhe sekuestruar nga Policia në Portin e Durrësit. Dy persona kanë rënë në pranga, respektivisht shoferi i mjetit ku u gjet e fshehur droga dhe pronari i linjës së autobusëve Durrës-Milano.
Ata janë marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe kanë mohuar të kenë lidhje apo dijeni për drogën e fshehur në njërin nga autobusët. Megjithatë, shoferi 57-vjeçar Piro Rrushi dhe pronari 32 vjeçar i linjës së autobusëve Mikel Pici, po mbahen në paraburgim.
Nga kontrolli i imtësishëm, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës dhe autoritetet doganore, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në pjesën e pasme të autobusit, 26 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 8 celularë. Strukturat hetimore të DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.
Por, kjo duket se do të jetë e vështirë pasi si shoferi dhe pronari i linjës së autobusëve kanë mohuar të kenë lidhje me drogën. Ata nuk kanë pranuar të flasin më tej, por kanë mbajtur qëndrim mohues vetëm për pozitat e tyre.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
