E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rexhep Selimi kërkon shkarkimin e avokatit të tij

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rexhep Selimi

Teksa gjyqi po vazhdon në Hagë, Rexhep Selimi ka kërkuar shkarkimin e avokatit të tij David Young.

Selimi ka kërkuar të ndërpresë kontratën më të dhe njoftoi që Young të zëvendësohet nga avokati Geoffrey Roberts.

Në vendimin e dhënë nga gjykata speciale në Hagë thuhet se njëkohësisht edhe Young ka paraqitur një kërkesë për t’u tërhequr si avokat i emëruar për Rexhep Selimin.

Gjyqi ndaj ish-krerë të UÇK-së, nisi më 3 prill pas më shumë se 2 vjet nga konfirmimi i aktakuzës. Për tre ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›