E Shtunë, 31 Tetor 2026

Herta ngjitet në krye të Bundesligës gjermane

Berlin - Herta e Berlinit arriti të ngjitet në krye të Bundesligës gjermane pas javës së 20-të. Fitorja 2-1 e arritur në përballjen direkte me Bajernin e Mynihut i ngjit berlinezët në krye me 40 pikë. Bajerni mbetet në kuotën e 38 pikëve, duke zbritur në vendin e katërt.

Për Hertën e berlinit shënoi dy herë Voronin, në minutën e 38-të dhe në të 77-ën. Për Bajernin pati barazuar përkohësisht shifrat Miroslav Klose në minutën e 61-të.

Herta, për t’u ngjitur në krye, përfitoi edhe nga humbja e thellë 1-4 e Hofenheimit në përballjen me Leverkusenin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›