E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali shkurton në 10 diferencën me Barcelonën (video)

Reali i Madridit shkatërroi 4-0 Sportingun e Gijonit në transfertë për javën e 23-të të Primeradivisionit. Madrilenët në këtë takim u treguan të papërmajtshëm, duke ngushtuar kështu diferencën me kryesuesit e Barcelonës në 10 pikë.

Për madrilenët shënoi dy herë kapiteni Raul, dhe nga një herë Huntelar dhe Marselo. Për holandezin Huntelar ky ishte goli i parë me fanelën e Realit që pas ardhjues nga Ajaksi në merkaton e janarit.

Me këtë trepikësh, Reali i Madridit ngjitet në kuotën e 50 pikëve duke mbajtur vendin e dytë, 10 pikë më pak se Barcelona e vendit të parë. Barcelona, e cila këtë javë nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 2-2 në fushën e vështirë të Betisit. Skuadra e Sporting Gijonit mbetet në kuotën e 27 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 13-të.

Më poshtë do të paraqesim në video katër golat e shënuar nga skuadra e Realit të Madridit në transfertë me skuadrën e Sporting Gijonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›