Hesht Rama për 100 milionët, nga frika se zbulohet lavatriçja e parave

Edi Rama heshti dje për 100 milionët e zbuluara në llogarinë e Linda Bashës, për shkak se s’po di si të dalë nga kapja flagrante në mekanizmin e pastrimit të parave. Frika i ka ndalur gojën, pasi në listën e përgjigjeve, ai duhet të zbardhë të gjithë origjinën e parave të ngrira prej epokës së bashkisë, të cilat tani shpresohej se do të pastroheshin me mekanizmin e “dhuratave”
Heshtja e Edi Ramës për huamarrjen pa interes të bashkëshortes Lindita Rama nga financiatorë anonimë është e zhurmshme. Është një zhurmë që vjen drejtpërdrejt nga zemra e tij e frikësuar prej zbulimit jo vetëm të llogarisë të gruas, por mbi të gjitha të mekanizmit që ka bërë të mundur pasjen e 100 milionë lekëve kesh në shtëpi. Këto 100 lekë nuk janë depozituara në Bankë, as janë marrë në formë transaksioni bankar, pasi përndryshe do të ishin deklaruar në formularin e pasurisë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Këto 100 milion lekë kesh në dispozicion të çiftit “Rama” kanë ardhur nëpërmjet dy kontratave të panjohura, pa noterizime. E para në datë 13 tetor 2009 dhe e dyta në datë 28 tetor 2009, ku znj. Lindita Basha ka lidhur dy kontrata huaje (pra, borxh) pa interes në shifrat 30 mijë dhe 40 mijë euro me njerëz anonimë, të pa deklaruar në ILDKP.
Kuptohet vetiu, frika i ka ndalur gojën kreut të opozitës, pasi në listën e përgjigjeve, me siguri Edi Rama duhet të zbardhë të gjithë origjinën e parave të ngrira prej epokës së bashkisë, të cilat tani shpresohej se do të pastroheshin me mekanizmin e “dhuratave”. Megjithatë me ligjin e miratuar së fundmi në parlament, ILDKP-ja ka të drejtë të hetojë imtësisht për dhuratat që u bëhet zyrtarëve të lartë, parlamentarëve dhe njerëzve të veçantë me pozita publike. Afërmendsh një hetim i thelluar për dhuratat e kreut të PS do të zbulonte grupin e biznesmenëve që i dhurojnë Edi Ramës miliona pa interes, apo emrat e mbiemrat e atyre që dhurojnë pa interes shtëpi, festa martese, unaza martese, udhëtime, rroba e kinkaleri.
Ndërkaq është një çështje me shumë rëndësi të njohim pasurinë e politikanit të profilit të lartë që ka qeverisur për 13 vjet, Ministri, Bashki e Parti dhe nuk bën të ditur pozitën e tij financiare. Edi Rama deklaroi se pasuria nuk është 3 mijë euro, paçka se nuk sqaroi sa është pasuria e tij reale. Sa është pasuria e vërtetë e Edi Ramës? Kjo është një mister edhe po të lexosh deklaratën e tij të pasurisë në ILDKP. Cilësia e jetës së Edi Ramës, me veshje të shtrenjta, udhëtime në kontinente të ndryshme dhe dreka-darkat e restoranteve luksoze merr kuptim në “dhuratat”, pardon, huamarrjet pa interes kohor të bashkëshortes Linda Rama (ex-Xhillari).
Sidoqoftë Edi Rama hesht për 100 milionët e zbuluara në llogarinë e Linda Ramës, për shkak se s’po di si të dalë nga kapja flagrante në mekanizmin e pastrimit të parave. Një mekanizëm i ngrirje-shkrirjes së pasurisë së vënë në drejtimin e Ministrisë, Bashkisë e Partisë së fundmi të xhymertëve në Bashkitë e Korçës, Durrësit, Fierit, Vlorës, dhe mbi të gjitha Pogradecit. Është e njëjta filozofi e Ramës me lejet e ndërtimit që këto bashki të mëdha financojnë fushatat elektorale, turet e kryetarit në vend dhe jashtë vendi, sipërmarrjet radikale. Grupi i miliarderëve të PS financon bujarisht kryetarin e madhërishëm me interesin e vetëm të gjendjes së emrin të tyre në listën e deputetëve në mënyrë që të këtë mburojën imunitetit, edhe pse i kufizuar mbron nga goditjen e para të drejtësisë.