E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heshtja e bukur e një poeti

Gazeta Shqip

Fatos Arapi/ Nga kritikat e Plenumit IV te poezia e pasviteve 90-të. Në Ditën Ndërkombëtare të Librit një udhëtim në jetën e njeriut, që me modestinë e tij nuk e ktheu asnjëherë kokën pas për të bërë akuza ndaj atyre që dikur e kritikonin…

Alda Bardhyli

Fatos Arapi ne vitin 1961 Petro Marko dhe Fatos Arapi Vlore, 25 dhjetor 1942.

Fatos Arapi del rrallë nga shtëpia, për të marrë rrugën për nga kafenetë e tij të preferuara, ku dikur ndante orë të tëra me miq. Vitet e fundit për shkak të moshës (84 vjeç) ditët e tij kalojnë në apartament bri librave… Kjo tërheqje e heshtur e poetit u mungon miqve, apo dashamirësve të vargjeve të tij. Toli (i biri) mund të flasë pafund për të atin. Si njohës i mirë i letrave ai e di, që Fatosi nuk është vetëm babai, por dhe poeti. Më shumë se 60 vjet krijimtari, Fatos Arapi më shumë se në vendin e tij vlerësimet i ka marrë nga kritika e huaj. Djaloshi që 64 vjet më parë u nis drejt Bullgarisë për të studiuar ekonomi, nuk do të ndahej asnjëherë nga ëndrra që kishte lindur qysh herët brenda tij, për të shkruar. Letërsia ka qenë ëndrra ime, sepse qysh në fillim kam kërkuar të studioja për letërsi, por kishte qenë e pamundur, do të shprehej ai kohë më parë. Në Sofjen e viteve 1949-1953 ku kreu studimet, ai përpiqej të lexonte çdo libër me poezi që i binte në duar. Djaloshi i gjatë, me flokët e hedhura lart e ndiente se letërsia ishte një ndjenjë nga e cila çdo ditë e më tepër do të bëhej i varur.  Para se të udhëtonte drejt Sofies ai kishte botuar disa vargje në gazetën Letrari i Ri. Puna e tij e parë ishte në vitin 1953 në Komisionin e Planit të Shtetit si Kryetar i Degës së Artizanatit dhe Industrisë Lokale. Në vitin 1954 ai u transferua në Teknikumin Financiar si mësues i asaj shkolle (Qyteti i Nxënësve) ku dha lëndët: Statistikë, Planifikim dhe Ekonomi Politike. Ai ka punuar pedagog i Ekonomisë në Institutin Bujqësor, po kështu gjatë viteve 1959 1966 ka qenë pedagog  i Ekonomisë Politike në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës. Në vitin 1966 u dërgua në qarkullim, në Vlorë, ku punoi si mësues i shkollës tetëvjeçare Ismail Qemali, rreth katër vjet (mars 1966 – gusht 1969).  Në vitin 1971 ai u emërua pedagog në Fakultetin HistoriFilologji. Në vitin 1973 (pas Plenumit IV) u dërgua në shkollën e  mesme të natës Sami Frashëri, Tiranë,  ku qëndroi 10 vjet deri më 1983. Në jetëshkrimin e shkruar prej tij ai thotë: Nuk kam punuar në asnjë redaksi të Lidhjes së Shkrimtarëve. Nuk kam qenë asnjëherë anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve. Në vitin 1983, për arsye se pensioni, në bazë të rrogës së shkollës së natës, dilte shumë i vogël, më nxorën si shkrimtar në Profesion të lirë deri në vitin 1990. Nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë partie politike. Në vitin 1990 kam dalë në pension. Kjo është jeta në kronologji e Arapit në Shqipërinë e tri kohëve të asaj të Luftës së Dytë Botërore (në një nga fotot e treguara nga i biri shihet Arapi ende fëmijë teksa rri në këmbë bri shtëpisë së djegur nga lufta, më të vëllain), komunizmin dhe Shqipërinë e sotme. Në këtë rrugëtim kohësh, poezia e tij është rritur në trajtën e saj të pandryshueshme, e lindur si një nevojë e së brendshmes, për të shprehur atë çfarë ka qenë në jetën e poetit. Fatos Arapi duket se ka qenë i njëjtë në të tri kohët dhe ajo çfarë ka ndryshuar nga njëra te tjetra ka qenë veç pamja e tij… Sot ai është një nga zërat më përfaqësues dhe, pa dyshim, më moderni në panoramën e letërsisë shqipe bashkëkohore, shkruan në studimin Poezia jokonformiste e F. Arapit, profesor Giuseppe Gradilone. Për studiuesin italian, lavdërimi më i bukur për poezinë e Arapit, është bërë pikërisht nga denigruesit e saj, të cilët e akuzonin se ishte në kundërshtim të hapur me normat e vendosura dhe të imponuara. Në fakt, në procesverbalin e Plenumit XV të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, që u zhvillua më 25 dhe 26 tetor 1965, argumentet e akuzës u kthyen në mënyrë të pavullnetshme në karakterizim të artit të tij. Sipas një logjike silogjiste, u nis nga refreni i zakonshëm mbytës: “Shkrimtari ose artisti, sidomos në kushtet tona, duhet të jetë tepër i qartë në shprehjet e tij. Ai shkruan dhe krijon për popullin. Në qoftë se populli nuk i kupton vjershat ose shkrimet, ose pikturën, ose skulpturën, ose muzikën e tij, këto nuk vlejnë asnjë grosh”, sqaruar më qartë: “Shkrimtari, që është bir i popullit, në qoftë se vepra e tij pajtohet me interesat e popullit, s’ka pse ta veshë shkrimin e tij me mjegull, me fraza të pakuptueshme, me alegori që krijojnë dyshime te lexuesi”. Pas këtyre parakushteve hyhet nga e përgjithshmja tek e veçanta: “Ndonjë shkrimtar i sëmurë, për të fshehur kundërshtimin e tij, ndënë maskën e novatorizmit, thyen e përmbys çdo rregull të shprehjes artistike, i paraqet mendimet e tij të rrumbullakosura në formë veze, që mund të kuptohen edhe kështu edhe ashtu – edhe për mirë edhe për keq. Ky tip ka kundërshtime me realitetin e aktualitetin tonë, por nuk guxon që ta thotë mendimin e tij haptas nëpërmjet fjalës artistike, sepse ka frikë, por me gjith’atë gjen forma të përshtatshme, artistike, forma të reja për të shprehur mendimin e tij të dyshimtë”, së fundi emri i fajtorit: “Ja se ç’thotë, p.sh., Fatos Arapi në vjershat e tij të botuara nga N. SH. Botimeve “Naim Frashëri”: Shkoj nëpër rrugë të porsa çelura/dhe fishkëllej ndër buzë tani/këngët e mia që askush nuk i njeh” Dhe më poshtë, në komentin që pason, vendimi i prerë:” D.m.th. ai është futur në “rrugë të porsaçelura” por që as këto rrugë të tija dhe as mendimet e tija s’i njeh kush, s’i njeh populli. Pse? Sepse ato janë të huaja për popullin.” Prova të tjera të dënimit: “Dhe më poshtë, ai konkludon: Lumturi tjetër/botës i duhet! Dhe më e drejtë/Dhe më njerëzore” dhe komenti tjetër: ” D.m.th., sipas tij, te ne s’ka lumturi, sepse s’ka drejtësi, s’ka ndjenja njerëzore.”; së fundi: “Ose, në një tjetër vjershë: Un’erdha të kuptoj/që jeta është e bukur, e madhe sa shpeshherë,     në madhështinë e saj gëzim e frikë ndiejmë”. Këtu një hulumtim që kulmon në zgjedhjen nga ana e fajtorit ose të burracakllëkut ose të fajësisë: si në njërin rast, ashtu edhe në tjetrin, nuk ka rrugëdalje: ” D.m.th. se ai ndien gëzim, por ndien dhe shumë frikë në shoqërinë tonë. Pse të kesh frikë në qoftë se s’e ndien veten fajtor? Ose nga kush ke frikë? Frikë nga armiqtë e Atdheut? Atëherë s’je poet, por je frikacak. Frikë nga diktatura e proletariatit? Atëherë e ndien veten fajtor para saj. Por me këto vargje që cituam, dhe me më shumë të tjera si këto, ai paraqet pikëpamjet politike të tij nëpërmjet fragmenteve të ndryshme, të mbira nëpër vargjet e tij si bari i keq në kopsht.Arapi nuk i kishte mbushur ende të 30-tat kur vargjet e tij merrnin këto kritika në instancën më të lartë të shtetit të asaj kohe, ku kërkohej me ngulm pendimi. Ky është një poet i ri,

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›