E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heshtja e shoqërisë civile

Megjithëse kauza është tepër e ndjeshme, disa ish të përndjekur rrezikojnë jetën në një greve urie dhe 3 prej tyre tentuan vetedjegien me benzinë, numri i atyre që tubojnë është i papërfillshëm, madje policët e angazhuar për sigurinë janë më tepër, raporton Vizion Plus.

Në Shqipëri militojnë prej vitesh organizata te mbështetura me fonde të konsiderueshme në mbrojtje të të drejtave të njeriut, por aktive janë fare pak prej tyre. Heshtja e OJF që mbulojnë gjithë spektrin e shoqërisë, është shtrirë kudo.

Opozita denoncoi fushatën elektorale të kryeministrit Berisha në shkolla e askush nuk doli krah nxënësve, vrasjet e dhunimet e disa vajzave të reja mbeten vetëm çështje e mediave, problematika e pazgjidhur e romëve në kryeqytet u harrua shpejt. Vetë aktivistë të shoqërisë civile e pranojnë se janë në krizë identiteti. Ndërsa arsyet se përse është shuar zëri i këtij faktori që duhet të ishte me peshë, janë disa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›