E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetim armeve qe dolen nga depot

Depot e armatimeve, nga ku kane dale sasi te medha municionesh per te furnizuar edhe fabriken e demontimit ne Gerdec, do te jene pika kyce e organit te akuzes per te zbardhur ekzistencen e linjes se trafikut te fishekeve me firmen amerikane AEY, te drejtuar nga Efraim Diveroli. Verifikimi i dokumenteve te sekuestruara do te jete nje nga proceset, ku do te bazohet hetimi ne lidhje me kete piste te ngritur, qe po hetohet edhe nga Prokuroria e Krimeve te Renda, se bashku me akuzen e korrupsionit qe po investigohet nga Task Forca. Burime nga organi i akuzes sqaruan dje, per gazeten "KJ", se nepermjet sasive qe kane dale nga depot do te behet edhe perllogaritja nese ato kane kaluar ne proces demontimi, apo jane perzgjedhur per t'u trafikuar. Mendohet se municionet jane nxjerre nga depot e Fierit, Beratit, Skraparit dhe Korces. Behet fjale per dokumente te sekuestruara ne Ministrise e Mbrojtjes, ne Firmen "Alba Demil", ndermarrjen "Meico", Shtabin e Pergjithshem te Ushtrise, si dhe ne fabriken e Gerdecit. Burime te prokurorise thane se ne materialet e sekuestruara ndodhen kopje te shkresave e faturave te daljeve te municioneve nga depot e armatimeve. Sasite e daljes per cdo depo armatimi, qe ndodhet ne vendin tone, do te ballafaqohen me sasite e hyrjes se ketyre municioneve ne fabriken e demontimit ne Gerdec. "Nepermjet ketij verifikimi do te synohet per te nxjerre sasite e armatimeve qe mund te jene trafikuar dhe per te bere diferencat", tha nje zyrtar i organit te akuzes. Nje grup prokuroresh pritet te zbarkoje ne depot e qyteteve si Beratit, Skraparit, Fierit e Korces. Kjo menyre verifikimi do te mundesoje zbulimin e faktit nese ka perputhje te shifrave. Per te perforcuar linjen e hetimeve do te sherbejne edhe deshmite e punonjesve te mbijetuar qe kryenin demontim, hapje te arkave dhe paketim fishekesh. Nje pjese e ketyre deshmive jane marre, ndersa prokuroria do synoje mbledhjen e sa me shume shifrave nga punonjesit per sasite qe demontonin ne nje turn dhe makinat qe hynin ne fabrike.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›