E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetim gjykimit te Bares


Dy dite pasi Gjykata e Apelit prishi denimin e perjetshem per Aldo Baren dhe ktheu per rishqyrtim gjyqesor procesin ne ngarkim te tij, Ministria e Drejtesisë urdhëron inspektimin e të gjitha procedurave qe jane ndjekur per te gjykuar Aldo Baren apo Alfred Shkurtin.

Burime te sigurta te Top Channel thane se inspektoret kane zbarkuar ne Gjykaten e Krimeve te Renda kete te merkure dhe po verfikojne te gjitha dosjet, ku eshte i regjistruar emri i Aldo Bares. Burimet thane se po verifikohen procedurat qe ka ndjekur kjo gjykate qe nga vleftesimi i mases se sigurise ne mungese shpallur ne 2006, kohe ne te cilen Aldo Bare u arrestua ne Ankara dhe u mbajt ne paraburgim ne Turqi ne pritje per te ekstraduar.

Po ashtu po verifikohet edhe gjyqi i nisur ne mungese ndaj Aldo Bares, ne nje kohe qe i pandehuri VIP ndodhej akoma ne Turqi. Shkak i ketyre verifikimeve thane burimet eshte nje nga argumentimet qe Gjykata e Apelit deklaroi per prishjen e vendimit, ate te shkeljeve te renda proceduriale.

Ne fakt shkeljet proceduriale jo pak here i ka ngritur ne gjykim edhe avokati i te pandehurit, i cili ka kembengulur dy here se Aldo Bares nuk i eshte komunikuar akuza ne kohen qe ishte ne Turqi, se Aldo Bares i kane perfunduar afatet e paraburgimit per shkak te mbajtjes ne paraburgim tre vjet ne Ankara derisa ai u ekstradua,  si dhe mos saktesimin e pozicionit te njeriut kyc ne kete proces Gramoz Selmanit.

Sipas avokatit, prokuroria vite me pare ka nisur hetimet per ngjarjet e ndodhura ne Lushnje dhe pa nje vendim pushimi atij i ndryshon statusi ne deshmitar dhe i mbrojtur i drejtesise. Megjithate derisa te perfundoje inspektimi i Ministrise se Drejtesise, pritet cdo te beje Prokuroria dhe avokati mbrojtes, nese do t'i drejtohen apo jo gjykates supreme per t'u ankuar per vendimin e Apelit. Ajo qe eshte deklaruar publikisht eshte se avokati i Bares pritet t'i drejtohet Gjykates se Larte per pushim te ceshtjes dhe per pafajesi te njeriut me te perfolur, pas te cilit te tjere persona ndodhen te denuar per pjesemarrje ne organizaten e tij si dhe akuza te tjera.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Masakra e Qafë-Gjashtës, lirohet një i dënuar
Gjykata e Apelit ka prishur vendimin e Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë për një nga të dënuarit e Qafë- Gjashtës, Edmond Cipa.
Aldo Bare, procesi në udhëkryq
I ekstraduar në Shqiperi si rrallë ndonjë shtetas tjetër, me zinxhirë në këmbë e duar, por edhe masa të tjera ekstreme sigurie, i akuzuari si kreu i një organizate kriminale emri i Aldo Bares, me sa duket do te vijoje të sfidojë drejtësinë.
Bulqiza, toka ku bëhet pazar me vdekjen
Bulqiza është një tokë e vuajtur, por edhe një tokë e vdekjes. Vit pas viti, incidentet me pasojë vdekjen në galeritë e nëndheshme vetëm sa shtohen, ndërsa me qindra burra duhet të fitojnë bukën e përditshme të familjes së tyre përmes kushteve mesjetare të punës. Tiranë, hapet gjyqi i pronave
Në prani edhe të një përfaqësueseje të ambasadës amerikane ka nisur në Gjykatën e Tiranës gjyqi civil për cështjen e pronësisë mbi 275 hektarë tokë në Hamallaj, padi e depozituar nga trashëgimtarë të Toptanasve, të cilët kërkojnë njohjen e pronësisë për këtë sipërfaqe. Fier, “Snajperi” prangos trafikantin
Policia e qytetit të Fierit ka vënë në pranga një 22-vjecar të akuzuar për trafik armësh dhe droge.

Lajmet kryesore

Withers letër shqiptarëve
Ish-ambasadori flet per Wikileaks, raportimet dhe akuzat
Përvjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Greqi, konfrontime të policisë me protestuesit
Durrës, mbytet peshkarexha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›