Withers leter shqiptareve

Ish-ambasadori amerikan John Withers përmes Top Channel u është drejtuar shqiptarëve duke komentuar cështjen e Wikileaks, kabllogramet dhe raportimet e tij për Shqipërinë, ato për kryeministrin Sali Berisha, Gërdecin, rrugën Durrës – Kukës, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën, problematikën e demokracisë shqiptare, Edi Ramën dhe zgjedhjet.
Zoti Withers, në një letër të hapur, një vit pas largimit nga Shqipëria rikthen në vemendje sërish cështjet që bënë bujë në Shqipëri, jo vetëm në periudhën kur ato ndodhën, por edhe pak javë më parë, kur publiku u njoh gjerësisht me atë që mendonte Ambasada Amerikane për ngjarjet dhe personazhet kryesore.
"Gjatë javëve të fundit në mediat tuaja janë shfaqur kabllograme të pretenduara të Departamenti të Shtetit, të zbuluara nëpërmjet Wikileaks. Ka patur vazhdimisht spekullime lidhur WikileaksSHBA, presion Tiranës për Iranin “SHISH, njerëz të lidhur me krimin?” “Berisha ka frikë nga Gërdeci” me këto kabllograme dhe për fat të keq një pjesë e madhe e spekullimeve kanë qenë corientuese dhe të pasakta.Tani ju shkruaj me shpresën për të qartësuar një numër keqperceptimesh që janë duke qarkulluar.Një gjë e tillë nuk e bëj më si ambasadori amerikan në Shqipëri, por si një nënshtetas i vendit tim. Por këtë e bëj edhe si një mik i Shqipërisë dhe si dikush që sic e dini beson tek e vertëta", shkruan Withers.
Ndonëse në pension dhe duke i qëndruar besnik qëndrimit të Departamentit të Shtetit për fenomenin Wikileaks, Withers pranon vertetesine e brendise se asaj cfare eshte zbuluar permes kabllogrameve dhe shpjegon deri menyren e hartimit te tyre.
"Si një ish-diplomat, po aq sa edhe qytetar i vendit jam thellësisht i keqardhur për fenomenin Wikileaks. Aftësia e diplomatëve, për të folur haptas dhe në mirëbesim me njëri-tjetrin, është dhe ka qenë një element thelbësor i profesionit tonë që nga fillimet e tij. Informacioni ynë, përfshi edhe ai mbi Shqipërinë, mblidhet nga një gamë tepër e gjerë burimesh, përfshi edhe nivelet më të larta të qeverisjes", thekson më tej Withers.
Po a ka bere zoti Withers nje axhende personale, sic eshte akuzuar nga kryeministri dhe zyrtare te larte te qeverise shqiptare? Sa te verteta dhe sa te besueshme jane kabllogramet qe i dergoheshin Departamentit te Dhtetit? Cili eshte vleresimi i Departamentit te Shtetit per raportimet nga Tirana? Cfare mendon zoti Withers dhe vete Washingtoni per Shqiperine, qeverine dhe lidershipin shqiptar, demokracine dhe gjithcka tjeter?
Gjithcka shpjegohet ne letren e plote te zotit Withers drejtuar shqiptareve. Letren e plote jo do te mund ta lexoni ne www.top-channel.tv, pas edicionit qendror te lajmeve ne televizionin Top Channel.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Asnjë arsye për të dalë në debat
Blendi Salaj - Ftesa e Edi Ramës për një debat publik me Kryeministrin ka gjasa të forta të mbetet vetëm kaq, një ftesë. Opsionet e Bamir Topit
Endri Xhafo - Mundësitë e rizgjedhjes si President, reagimi i Kryeministrit dhe pse i prish punë Aleanca Kuq e Zi.Përvjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Një pritje zyrtare e ndërtuar me kujdes, jo fort e zakonshme për të tilla raste, por me ceremonialitet domethënës. Ceremonia zyrtare e festimit të 20 vjetorit të rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë mblodhi në ambientet e ambasadës amerikane zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptarë, liderin e opozitës Rama, përfaqësuesit e trupit diplomatik, nga shoqëria civile, media dhe miq të kësaj ambasade.
Zyrtari i OSBE-së takon Berishën e Topallin
Përfaqesuesi i posacëm i Asamblese Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore Roberto Battelli po takon në Tirane disa nga autoritetet më të larta shtetërore të vendit, duke dhënë sigurinë se kjo organizatë do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtësisht me Shqipërinë në të gjitha aspektet e reformës zgjedhore.
Nishani: Po shtohen azilantët
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, gjatë një interviste për Top Channel ka pranuar faktin që muajt e fundit është rritur numri i azilanteve nga Shqipëria në vendet e BE-së. Ai ka njoftuar se kjo situate do të analizohet seriozisht edhe pse eshte shprehur i bindur se rritja e numrit te azilkerkuesve nga Shqiperia nuk rrezikon aspak liberalizimin e vizave.
Lajmet kryesore
Përvjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA
Berisha lapsuse nga emocioni
Greqi, konfrontime të policisë me protestuesit
Hetim gjykimit të Bares
Durrës, mbytet peshkarexha