Hetim kryekomunarit te Hudenishtit

Policia rajonale e Korces ka bere te ditur se kryetari i komunes akuzohet per zhvillimin e njenashem te tenderit te rikonstruksionit te rrugeve te brendshme fshatit.
Hetimet ndaj kreut te komunes se Hudenishtit kane nisur ne baze te nje kallezimi qe eshte bere nga ana e nje firme per zhvillimin e tenderit te dates 28 prill te ketij viti.
Sipas pretendimeve te firmes kjo e fundit eshte skualifikuar pa te drejte nga tenderi edhe pse ka qene pjesmarrese, duke favorizuar nje tjeter firme qe eshte shpallur fituese.
Nisur nga kallezimi i firmes kryetari i komunes eshte cuar per ndjekje penale dhe ndaj tij kane nisur hetimet per procedurat se si eshte zhvilluar tenderi i rikonstruksionit te rrugeve.
Kreu i komunes ndiqet ne gjendje te lire. Behet fjale per te njejtin drejtues lokal te denoncuar nga emisioni fiks fare per tenderin e rikonstruksionit te godines se komunes.
Ne kete komune nje kompani kishte nisur rikonstruksionin e godines ndersa tenderi eshte bere ne menyre formale sepse fituesi ishte paracaktuar.