E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rohan: Zgjedhjet në Kosovë, shenjë e mirë edhe për GJND-në

Ish i dërguari i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, i ka cilësuar zgjedhjet lokale në Kosovë si të drejta dhe demokratike, ndërkohë që, siç tha, institucionet vendase i kanë menaxhuar ato shumë mirë.
Në një intervistë me BBC-në, Rohan ka deklaruar se zgjedhjet do të jenë një shenjë e mirë për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse sipas tij ato do të tregojnë se fati i Kosovës nuk është kaosi, militantizmi ndëretnik apo fenomenet e ngjashme.
Sipas tij pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale, dëshmon se ata kanë filluar të pranojnë se pavarësia e Kosovës është realitet që nuk ndryshon dhe se Plani Ahtisaari, u ofron atyre një mundësi, përgjegjësi dhe të drejta më të mëdha.
Gjithashtu Rohan e cilësoi si të papranueshme thirrjen e Beogradit për mospjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›