Hetim pasurive te Majlinda Bregut

Pervec Albino Prudentinos nen hetim jane dhe i biri Anxhelo Prudentino dhe shtetasi shqiptar Ervis Gjecaj.
Blerja e aksioneve te italianit Albino Prudentino vetem nje dite pasi ai u arrestua ne Vlore e ka perfshire automatikisht shtetasin Ervis Gjecaj ne listen e personave qe po hetohen per pastrim parash. Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur njekohesisht edhe hetimin e pasurive te tij.
Sipas prokurorise se Vlores blerja aksioneve ne daten 30 shtator dhe nje dite pas edhe kerkesa e Gjecaj per zgjerim biznesi hedhin dyshime per pastertine e bizneseve te tij. Por nga ana tjeter sipas Ligjit te ri Antimafia te gjithe personat qe hetohen nga task force per pastrim parash behen gjithashtu subjekt i hetimit pasuror nga grupi i prokuroreve te Krimeve te Renda ne Tirane. Por nje nen i ketij ligji e shtrin hetimin mbi pasurite edhe tek rrethi i ngushte i te afermve te personit nen hetim.
Konkretisht sipas ligjit perfshihen nen hetim pasuror pervec njerezve te familjes edhe te aferm te tjere mes te cileve edhe kunata e kunati. Burime te besueshme ne Prokuorine e Pergjithshme pohuan se duke qene se ne kete rreze te te afermve ndodhet si kunate edhe ministrja Majlinda Bregu ajo nuk perjashtohet nga hetimi pasuror.
Te njejtat burime pohuan se imuniteti nuk eshte pengese per te kryer hetimin pasuror ndaj zonjes Bregu pasi nuk parashikohet ne ligj. Kunati i zonjes Bregu doli ne drite si bleres i aksioneve te bosit te lsquoSacra Corona Unita veprim i kryer nepermjet te birit Anxhelo Prudentinos ne kohen qe po kryheshin verifikimet nese italiani kishte apo jo prona ne Shqiperi. Ajo qe ka rezultuar deri me tani eshte fakti se italiani 59-vjecar kishte biznese por asnje prone.
Vendimet per sekuestro te biznesve te tij u ekzekutuan disa dite pas arrestimit dhe ne disa raste policia nuk gjeti asnje objekt per te sekuestruar apo ne disa raste vetem disa paosje difektoze elektronike. Nderkohe qe vete Prudentino nxitoi ti shiste ato ende pa u vendosur sekuestro.