E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontabilistet Te lehtesohen ndermarrjet e vogla

Keshilli Kombetar i Kontabilitetit i kerkoi qeverise te rrise kufirin per bizneset qe detyrohen te mbajne bilancet sipas standardeve kombetare dhe nderkombetare te kontabilitetit.

Profesor Jorgji Bollani kryetari i keshillit tha se kjo do te lehtesonte biznesin e vogel nga kostot.

Nese me pare kishim deri ne 4 milione ishin mikronjesi u shkallezuan deri ne 10 milione por per te ardhmen duhet te shkoje ne 20 milione se ka te beje me koston e ketij informacioni tha Bollani.

Shqiperia eshte nje nga vendet e para ne rajon e cila i ka harmonizuar standardet kombetare te kontabilitetit me ato te Bashkimit Europian. Keshilli kombetar qe eshte dhe hartuesi i tyre i kerkon qeverise te rrise penalitetet per firmat qe nuk i zbatojne ato.

Zevendesministri i Financave Alfred Rrushaj pranon se standardet ne mbajtjen e pasqyrave financiare jane nje domosdoshmeri per te luftuar informalitetin.

Keshilli Kombetar i Kontabilitetit organizoi ne Tirane per here te pare konferencen nderkombere shkencore me teme me teme Shqiperia ne Rrugen e Implementimit te Standardeve te Raportimit Financiar dhe Auditimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›