E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetim për ndarjen e plazheve, Prokuroria e Vlorës sekuestron dhjetëra dosje

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar dhjetëra dosje të arkivuara të zyrës së aseteve, shumica prej të cilave lidhen me menaxhimin e hapësirave të plazheve.

Që prej paradites të së martës e deri në mesnatë, oficerë të policisë gjyqësore, oficerë të krimit ekonomik nën drejtimin e prokurorisë së Vlorës kanë kontrolluar dosjet për harkun kohor 2023 -2025,ndërsa kanë marrë me vete materialin e fotokopjuar.

Burime tregojnë se bëhet fjalë për një hetim të nisur mbi 1 vit më parë për çështjen e parcelave të plazheve dhe menaxhimin e tyre.

Në fokus të hetimit janë procedurat e ndarjes dhe parcelizimit të hapësirave të plazheve, si edhe kontratat e lidhura për shfrytëzimin e tyre gjatë këtyre viteve.

Po ashtu, objekt verifikimi janë edhe disa sipërfaqe publiketë cilat dyshohet se mund të jenë dhënë në përdorim në mënyrë të parregullt.

Sipas të njëjtave burime, ndërhyrja e Prokurorisë ka ardhur si pasojë e një sërë denoncimesh të mëparshme nga qytetarë dhe subjekte të ndryshme, të cilët kanë ngritur shqetësime për abuzime të mundshme në dhënien e hapësirave publike dhe përfitime të padrejta nga persona të caktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›