E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk ndalet protesta në Rrjoll, banorët përplasen sërish me forcat e policisë

Edhe këtë të mërkurë banorët e Rrjollit në Velipojë kanë vijuar protestën e tyre kundër ndërtimit të një resorti tursitik në zonë.  Ata sërish kanë patur përplasje verbale me policët duke kërkuar ndalimin e punimeve ne tokën që sipas tyre e zotërojnë ata.

Edhe një ditë më parë banorët zhvilluan një takim me kryebashkiakun e shkodrës, Benet Beci, por dolën pa asnjë zgjidhje konkrete.

Banorët kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të punimeve, ndërsa u bëjnë thirrje institucioneve të hetojnë për këtë çështje.

Projekti në fjalë parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh në zonën ranore pranë Velipojës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›