E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetim përfshirjes së Britanisë në luftën e Irakut

Komisioni do të hetojë se si u mor vendimi për të hyrë në luftë, dhe se çfarë qëndrimi ka mbajtur Britania në periudhën gjashtë-vjeçare të pushtimit të Irakut.

Gjatë muajve të ardhshëm, ky komision do të intervistojë disa diplomatë, komandantë ushtarakë dhe drejtues të shërbimit informativ. Ai do të pyesë edhe disa politikanë, përfshirë ish-kryeministrin britanik, Toni Bler.

Drejtuesi i këtij hetimi, Sir John Chilcot, ka thënë se komisioni i tij nuk do të nxjerrë një raport që është mbulues, por ai do të jetë një relacion i plotë dhe depërtues.

Hetimi vjen në mesin e kritikave në rritje përse Britania iu bashkua pushtimit të Irakut. Sir John, që është një nëpunës civil në pension, tha se hetimi do të ishte i pavarur dhe pa paragjykime.

Që kur hetimi për Irakun u ngrit pesë muaj më parë, kritikët kanë vënë në dyshim nëse komisioni i zgjedhur prej qeverisë mund të jetë i pavarur prej saj.

Zyrtartë të opozitës kanë shtruar pyetjen përse të mos përdoret një avokat për të marrë në pyetje politikanët dhe punonjësit civilë, sepse janë më me eksperiencë për të menaxhuar situata të vështira.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›