Serbia hap një bazë të madhe ushtarake në kufi me Kosovën
Krerët më të lartë shtetëror serb kanë hapur sot në Luginën e Preshevës bazën më të madhe ushtarake në Cepotin.
Ndërtimin e kësaj baze e kundërshtojnë institucionet e shqiptarëve të Preshevës dhe të Bujanovcit, duke e vlerësuar atë të panevojshme dhe se me këtë shqiptarët e këtij rajoni do të jenë okupuar në shtëpitë e tyre.
Në këtë luginë sot po qëndrojnë liderët më të lartë shtetërorë e ushtarak të Serbisë, si kryetari Boris Tadiç, kryeministri Cvetkoviç, ministri i Mbrojtjes Dragan Shutanovac etj, ku kanë bërë përurimin e bazës ushtarake Cepotin, lokacioni i së cilës është në komunën e Bujanocit, afër kufirit me Kosovën.
Sipas krerëve shtetërorë të Serbisë kjo bazë ushtarake është e një rëndësie të veçantë për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Luginës së Preshevës. Kjo bazë ushtarake përfshin një hapësirë të madhe prej dhjetëra hektarësh, e dislokuar vetëm nja 15 kilometra larg Bujanocit, në drejtimi të kufirit me Kosovën.