E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetimet nuk kane mberritur ende ne Mal te Zi

Asnje perfaqesues zyrtar i qeverise malazeze nuk eshte shprehur lidhur me akuzat per korrupsion ne rastin e Telekomit Gjerman. Po kaq e heshtur eshte edhe prokuroria e Malit te Zi. E me sa duket keshtu do te mbetet derisa autoritete gjermane te kerkojne bashkepunimin direkt ne hetimet kunder shefit te Telekomit Gjerman Ren Obermann dhe shtate personave te tjere. Ne Mal te Zi ashtu si edhe ne Maqedoni e ne vend e te tjera te Evropes Juglindore firma hungareze bije Magyar Telekom i ka blere ish-ndermarrjet shteterore te telekomit.

Arsye per dyshime per korrupsion sigurisht qe ka thote kryetari i levizjes opozitare Levizja per Kthese Nebojsha Medojevic. Ai ka qene gjate shitjes se telekomit malazez keshilltar i sindikates se kesaj ndermarrjeje. Une besoj se ne kete shitje te diskutueshme ka luajtur rol edhe korrupsioni mendon Medojevic.

Qeveria malazeze ka kerkuar nga aksioneret e vegjel qe aksionet e tyre t i shiteshin me nje cmim me te ulet nga sa ishte negociuar Madje qeveria malazeze investitoret e vegjel qe ishin bashkepronare te telekomit i ka detyruar qe ti shesin aksionet e tyre ashtu si edhe aksione e shtetit tek Telekomi Malazez. Ne kete menyre duhej qe paketa e aksioneve per shitje e atij qe posedonte shumicen e aksioneve pra e shtetit te ishte sa me e madhe. Ky ishte treguesi i pare qe transaksioni mes qeverise malazeze dhe Magyar Telekom nuk kishte ecuri transparente veren Medojevic.

Pikerisht ne kete moment duhej te kishin reaguar instancat perkatese ne Podgorice. Prokuroria duhej te verifikonte transaksionin dhe te kuptonte nese firmat konsulente kishin marre nje pjese te parave qe duhej t i kalonte qeverise ose nese investitori ia kish paguar te gjithe shumen e blerjes qeverise duke paguar plus disa miliona avokateve si dhe keshiltareve ne Mal te Zi thote Medojevic. Nje hetim i brendshem ne Magyar Telekom ne fund te vitit 2009 tregoi se nuk ka deshmi te mjaftueshme nese shtate milione euro qe jane derdhur per kater firma konsulente jane dhene per qellimeve legjiitime biznesi sic formulon Magyar Telekom. Ka deshmi qe keto kosto jane shkaktuar per qellime te paqarta. Gjithashtu kontratat nuk jane evidentuar sakte as ne evidenza e shoqerise dhe as ne ato te partnereve thuhet ne raportin e Magyar Telekom.

Magyar Telekom qe atehere quhej Matav bleu Telekomin Malazez ne mars te vitit 2005 ne vleren 114 milione Euro. Kjo shitje u kundershtua me force nga partia socialdemokrate malazeze patia me e vogel ne koalicionin qeverises. Socialdemokratet donin qe telekomi te mbetej ne pronesi te shtetit sepse ndermarrja ishte shume e sukseshme. Ne vitin perpara privatizimit Telekomo Malazez pati nje fitim prej 18 milione Eurosh. Vitet qe pasuan fitimi u rrit me rreth 15 deri ne 50 te xhiros te pergjithshme thote Ranko Krivokapic kryetar i socialdemokrateve. Ky do te kish qene investitori me i mire qe mund te kishte pasur Mali i Zi. Ato prej asaj qe ne investuam nxorren fitimin dhe na paguan ne me parate tona. Thene me thjeshte ata na blene ne me parate tona veren kritiku socialdemokrat.

Punonjesit e Telekomit Malazez jane te pakenaqur me punedhedhenesin e ri. Personeli se fundi hyri ne greve per disa dite sepse kryesia e ndermarrjes planifikon shkurtimin e vendeve te punes pavaresisht nga rritja e fitimit. Ne jemi te detyruar qe me mjetet e nje greve te luftojme per te drejten tone sepse telekomi ne vendin tone nuk vepron si nje punedhenes serioz thuhet ne nje njoftim te komisionit te greves.

Interesante eshte gjithahstu qe gjate shitjes se telekomit qeveria malazeze deklaroi se me parate nga shitja e telekomit do te financohet autostrada e bregdetit malazez ne veri te vendit. Kane kaluar tashme pese vjet dhe ende nuk eshte ndertuar asnje kilometer autostrade ne Mal te Zi.

Autor Mustafa Canka / Mirjana Dikic

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›