E Diel, 1 Nëntor 2026

Spekuluesit ne shenjester BE-ja propozon rregulla te reja per produkte financiare te nderlikuara

Komisioneri evropian Michel Barnier kishte zgjedhur dyvjetorin e falimentimit te sipermarrjes Lehman per te publikuar parashtrime per rregullimin e tregtise me derivate dhe shitje te zbrazeta. Tregu jotransparent i derivateve konsiderohet si nje arsye e rendesishme per krizen financiare. Ne te ardhmen ne tregjet financiare nuk duhet te veprohet si ne perendimin e eger tha Barnier. Por per te ishte e rendesishme te theksonte edhe qe nuk do te djege te njomin bashke me te thatin. Spekulimi ne vetvete ekziston aq sa shkon kujtesa e njerezve tha ai me qesendi dhe ai nuk eshte qe ne krye i keq.

Sikur te thosha se duam te ndalojme spekulimin do te ishte sikur te thosha se duam te ndalojme shiun. Por spekulimi ka arritur permasa qe snjohin kufi. Atehere duhen kufizuar rreziqet nga hiperspekulimi. Si Duke hedhur drite mbi te duket vendosur detyrimin per transparence. Bashke me amerikanet dhe me rajone te tjera duhet te dime Kush ben cfare

Bildunterschrift Lajmi ne Times Square t/ Nju-Jorkut dite e falimentimit te Lehman Brothers-itNe vend te ndalimit te pergjithshem te shitjeve te zbrazeta dhe te sigurimeve kunder mosshlyerjes se huave sipas modelit gjerman Barnier kerkon me shume tejdukshmeri per transaksione te tilla dhe propozon nje detyrim per regjistrimin e derivateve. Autoritetet mbikeqyrese kombetare mund ta kufizojne edhe ne te ardhmen tregtine me produkte financiare tejet spekuluese por vetem duke respektuar kushtet e BE-se. Dhe ne rast te nje krize te re Komisioni Evropian do te fuste nje ndalim tremujor te shitjeve te zbrazeta. Sektori financiar paralajmeron se me masa te tilla Evropa do te demtoje veten meqenese biznesin do ta bejne te tjere. Barnier e hodhi poshte kete argument.

Por para se te hedhin keta hapa edhe anetaret e G20-es Evropa duhet ta kape demin per briresh. Deri tani Komisioni Evropian ka bere vetem propozime. Qe keto te vihen ne jete duhet te miratohen nga Parlamenti Evropian dhe nga shtetet anetare. Dhe ketu dallohen tashme kundershtime.

Autor Christoph Hasselbach / Elert Ajazaj

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›