E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet për ngjarjen e Laçit dhe Vlorës

Kur kanë kaluar katër ditë nga ngjarja e rëndë e qytetit të Laçit ku ditën e zgjedhjeve një person humbi jetën dhe u plagosën dy të tjerë, policia nuk ka asnjë dëshmitar.Pavarësisht se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një qendre votimi dhe aty kishte grumbullim të simpatizantëve të partive.

Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se materialet hetimore janë dorëzuar në prokurorinë e Kurbinit, por policia nuk ka përfshirë asnjë dëshmi edhe pse ngjarja u shënua në mes të ditës fare pranë vendit të numërimit të votave në shkollën “At Shtjefën Gjeçovi” në qendër të Laçit.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se në fashikull janë përfshirë dy fletë-arreste ku njeri prej të kërkuarve është Kastriot Fufi, i afërm i kandidatit të PD-së, Mëhill Fufi, të dy këta persona që mbeten të plagosur në përplasjen e mëngjesit.

Në kërkim është shpallur edhe Enver Curri, kunati i Gjon Gjonit, mbështetësit të LSI-së, i cili mbeti viktime e përplasjes. Për ngjarjen e së dielës policia e Lezhës konfirmoi se në vendngjarje u gjetën gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa prej të dielës në vendngjarje mbërritën dhe forcat e repartit RENEA,ku deri më tani asnjë person nuk është ndaluar.

Ndërsa për ngjarjen e Vlorës ku të dielën e 23 qershorit shpërtheu makina e prokurorit Dorian Tafili dosja  i ka kaluar për hetim prokurorisë së krimeve të rënda,për shkak të detyrës së Tafilit.

Burime nga kjo prokurori konfirmojnë se do nisë një hetim i hollësishëm për të vërtetuar shkaqet e këtij krimi është apo jo politik. Kurse Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nga Tirana garantoi se po bëhet një hetim i plotë për vrasjen,por edhe për të gjitha ngjarjet kriminale që ndodhen atë ditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›