KQZ shqyrton ankimimet, PBDNJ kërkon pavlershmërinë e dy kutive në Ksamil
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri ankimimet e subjekteve politike kanë qenë të pakta. Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit edhe pse jane pranuar prej partive kryesore përsëri ka pasur ankimime.
Në mbledhjen e radhës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar tre ankimime midis të cilave edhe ankesën e PBDNJ-së për pavlefshmërine dy kutive në Ksamil.
Kryetarja e KQZ Lefterie Lleshi kërkoi që KZAZ 89 të përfshij në rezultatin përfundimtar edhe dy kutitë e shpallura të pavlefshme dhe të nisë menjëherë numërimin.
Ankimi i parë ka të bëjë me KZAZ nr.42, ku janë bërë gabime në sistem, në hedhjen e të dhënave. Ndërsa ankimi i dytë ka ardhur nga KZAZ nr.38, pasi komisioni shprehet se është kryer transmetimi në qendrën e bazës së të dhënave me invers, në të kundërt. Por,nga verifikimi i bërë nga administrate, ky pretendim nuk ishte i saktë.