Hetimi PS e pavendosur per ngritjen e komisionit

PS nuk dorezon kerkesen ne Kuvend
Partia Socialiste heziton te beje kerkesen per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 Qershorit. Edhe pse kjo ishte kerkesa e pare qe kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci paraqiti ne Konferencen e Kryetareve te mbledhur me 2 shtator ne zyrat e Kuvendit ende nuk ka nje kerkese zyrtare te firmosur nga 35 deputete. Mungesa e nje kerkese zyrtare ben qe Kuvendi te mos perfshije ne kalendarin trejavor te punimeve ngritjen e komisionit hetimor. Sot zhvillohet seanca e pare e sesionit te trete parlamentar per legjislaturen XVIII. Ceremonia e hapjes do te nise me pershendetjen e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli Kryeministrit Sali Berisha dhe krereve te grupeve parlamentare Astrit Patozi per Partine Demokratike dhe Gramoz Ruci per Partine Socialiste. Me tej do te miratohet kalendari dhe programi i punimeve i cili pritet te shoqerohet me debate mes paleve.
Kerkesa e PS-se
Burimet nga Partia Socialiste sqarojne se edhe gjate seances se sotme plenare e para per kete sesion te ri parlamentar nuk do te dorezohet nje kerkese e tille. Te njejtat burime pohojne se jane duke pritur fillimisht negociatat mes paleve dhe pas rezultatit te diskutimeve do te vendoset dhe per dorezimin e kerkeses. Ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve kreu i ligjvenesve socialiste Gramoz Ruci kerkoi ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet. Por kreu i Grupit Parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi ka kundershtuar duke deklaruar se fillimisht duhet te kete nje kerkese zyrtare per ngritjen e komisionit hetimor. Kerkesa duhet te jete e shoqeruar me firmen e te pakten 35 deputeteve dhe duhet te protokollohet ne Kuvend. Me pas byroja parlamentare e merr ate ne shqyrtim brenda 5 diteve. Mungesa e kesaj kerkese ben qe ngritja e komisionit hetimor te mos perfshihet ne kalendarin 3-javor te punimeve. Gjithsesi ligjerisht ekziston mundesia qe nese PS dhe PD te bien dakord dhe behet nje kerkese zyrtare per ngritjen e komisionit hetimor ajo mund te futet ne kalendar ne cdo moment.
Seanca e pare
Kuvendi zhvillon sot ne oren 1200 seancen e pare plenare te sesionit te trete parlamentar.Ligjvenesit do te kthehen ne sallen e seancave plenare kete here me nje fytyre krejt te re shume me moderne dhe me komode per ta. Modernizimi i kushteve te punes pritet te shoqerohet dhe me nje bashkepunim mes paleve edhe pse edhe per kete sesion parlamentar sfide e pare eshte kerkesa e socialisteve per transparencen e zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit dhe me tej reforma zgjedhore. Seanca e sotme nis me ceremonine hapese te sesionit te ri ku pritet pershendetja e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli e Kryeministrit Sali Berisha dhe e krereve te grupeve parlamentare te mazhorances dhe opozites. Me pas punimet e parlamentit do te vijojne me miratimin e procesverbalit te seances plenare date 26.07.2010 miratimin e programit te punes se Kuvendit per periudhen 6 shtator - 4 nentor 2010 si dhe te kalendarit trejavor te punimeve nga data 6 deri me 23 shtator. Kalendari perfshin nder te tjera dhe projektligjet qe kerkojne shumice te cilesuar edhe pse nuk ka nje date te caktuar per votimin e tyre. Ne cdo moment kur PS do te jete e gatshme te votoje projektligjet qe kerkojne 84 vota ato do te futen ne axhenden e punimeve. Nderkohe qe ne programin tremujor jane parashikuar per diskutim e me tej per miratim nje sere projektligjesh e marreveshjesh. Nje pike e vecante eshte dhe projektbuxheti per vitin 2011.
Seancat plenare
E hene date 06.09.2010 ora 1200
Ne rend te dites
1. Hapja e Sesionit te Trete te Legjislatures XVIII te Kuvendit te Shqiperise.
2. Miratimi i procesverbalit te seances plenare date 26.07.2010.
3. Miratimi i Programit te Punes se Kuvendit per periudhen 6 shtator - 4 nentor 2010.
4. Miratimi i Kalendarit Trejavor te Punimeve te Kuvendit 6 - 23 shtator 2010.
E enjte date 16.09.2010 ora 10.00
1. Diskutime per ceshtje jashte rendit te dites deri 60.
2. Miratimi i procesverbalit te seances plenare date 6.9.2010.
3. Projektligj Per ratifikimin e kontrates financiare ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Evropiane te Investimeve BEI per financimin e projektit te rrugeve dytesore dhe lokale.
4. Projektligj Per ratifikimin e marreveshjes se huas ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Fondit OPEC per zhvillim nderkombetar OF1D per financimin e projektit te rrugeve dytesore dhe lokale faza II.
5. Projektligj Per ratifikimin e marreveshjes ISTISNAA dhe marreveshjes se agjencise ISTISNAA ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Bankes Islamike per Zhvillim TDB per projektin Rindertimi i rrugeve dytesore dhe lokale.
6. Projektligji Per ratifikimin e Protokollit shtese te marreveshjes ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Agjencise Nderkombetare te Energjise Atomike per zbatimin e garancive ne te gjithe veprimtarine berthamore te Shqiperise.
7. Akti Normativ nr. 4 date 25.08.2010 Per disa ndryshime ne ligjin nr.10.119 date 23.04.2009 Per planifikimin e territorit te ndryshuar.
8. Projektligji Per disa shtesa ne ligjin nr. 7764 date 2.11.1993 Per investimet e huaja.
9. Projektligj Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9780date
16.7.2007 Per Inspektimin e Ndertimit te ndryshuar.
10. Projektligji Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9121 date 28.7.2003 Per mbrojtjen e konkurrences te ndryshuar.
11. Projektligji Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9729 date 23.4.2007 Per auditimin e brendshem ne sektorin publik.
12. Projektligj Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8405 date
17.9.1998 Per urbanistiken te ndryshuar.
13. Dekret nr.6664 date 13.8.2010 Per kthimin per rishqyrtim te ligjit nr. 10308 date 22.7.2010 Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.9235 date 29.7.2004 Per kthimin dhe kompensimin e prones te ndryshuar.