E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi thirrje PS Jep konsensus per ligjet qe kerkojne 84 vota

Hetimi i akuzave Topi Hiqni imunitetin e deputetit

Presidenti Bamir Topi i ben apel politikes shqiptare qe te gjeje rruget e bashkepunimit per zgjidhjen e ngercit politik ndersa u ben thirrje PD-se dhe PS-se qe gjate sesionit te ri parlamentar te bashkojne votat per ligjet qe kerkon BE dhe NATO. Permes nje mesazhi drejtuar deputeteve te Kuvendit te Shqiperise kreu i shtetit nuk nguroi trsquou kujtoje paleve se mungesa e konsensusit ka nje kosto te larte per integrimin e Shqiperise. Pa fshehur faktin se mbeti i zhgenjyer nga sesioni i kaluar parlamentar Bamir Topi vuri ne dukje se politika nuk mundi te ngrihej pertej interesave vetjake. Me shpresen se sesioni i ri do te karakterizohet nga nje fryme bashkepunimi Presidenti i Republikes Bamir Topi beri thirrje per konsensus mes paleve duke theksuar se mungesa e bashkepunimit eshte ndier edhe ne sallen e parlamentit ku gjate sesionit qe u mbyll nuk eshte miratuar qofte edhe nje ligj qe kerkon shumice te cilesuar. Por nga krahu tjeter per presidentin Topi gjetja e gjuhes se perbashket do te jete nje faktor kyc edhe ne kryerjen e reformes zgjedhore nje fakt ky qe rrjedhimisht do te garantonte edhe mbarevajtjen e zgjedhjeve te ardhshme lokale. Nuk eshte e rastit qe gjate nje viti nuk kemi qofte edhe nje ligj te miratuar me vote te cilesuar. Ne kuptimin substancial demokracia funksionale nenkupton nevojen e nje konsensusi baze per te ardhmen e nje vendi demokratik. Cdo mazhorance qe vjen ne pushtet duhet te dije se nuk mund te kryeje reforma te rendesishme pa nje vote te gjere qe do te thote konsensus. Roli i Kuvendit dhe kontributi i te zgjedhurve nuk matet vetem me shpejtesine e miratimit te ligjeve dhe me numrin e shumte te tyre por edhe me menyren e miratimit dhe me cilesine e aftesine e tyre per trsquou sherbyer lehtesisht qytetareve dhe vendit te ardhmes se perbashket evropiane- deklaroi presidenti Topi. Duke hyre deri diku ne klimen e akuzave qe shoqeron prej muajsh marredhenien mes shumices dhe opozites Presidenti i Republikes e sheh zgjidhjen tek zhveshja e deputeteve nga mbrojtja. Raporti midis pergjegjesise papergjegjshmerise dhe imunitetit te nje te zgjedhuri eshte tregues i pagabueshem i shkalles se pjekurise se politikes shqiptare dhe demokracise se saj. Zhveshja e te zgjedhurve nga imuniteti do te lehtesonte organet e prokurorise dhe gjyqesorin per te vepruar ligjerisht dhe ne kohe ndaj akuzave te perditshme per korrupsion e do te provonte sinqeritetin e deklaratave politike mbi pavaresine e institucioneve dhe presioneve politike mbi ato. Ne Kuvend merr jete fizionomia e harmonise balances dhe respektit te pushteteve- vazhdon me tej Topi. Kreu i Shtetit eshte ndalur edhe tek pavaresia e institucioneve te drejtesise si nje pike kyce ne garantimin e nje shteti te se drejtes. Ne mesazhin drejtuar deputeteve me rastin e sesionit te ri Presidenti la te kuptohet qarte se ligji per Sherbimin Informativ Shteteror nuk duhet kurrsesi te miratohet pa marre me pare konsensusin e NATO-s si nje kusht i domosdoshem dhe i padiskutueshem per trsquou respektuar qe pas hyrjes ne aleance.

Shqetesues Topi e quajti mungesen e dialogut politik brenda institucionit te Kuvendit ku nuk u miratua asnje ligj me 84 vota. Drejtuesi i shtetit per here te pare ka kerkuar heqjen e imunitetit te deputeteve per trsquoi hapur rruge hetimit te tyre ne rast akuzash. Po ashtu sipas tij PD e PS mund te kryejne ndryshime kushtetuese por me pare duhet te arrihet konsensusi. Ai mund te prodhoje dhe ndryshimet kushtetuese po te tilla qe trsquoi rezistojne kohes rotacioneve politike qellimeve afatgjata politike dhe interesit kombetar te integrimit. Zhveshja e te zgjedhurve nga imuniteti do te lehtesonte organet e prokurorise dhe gjyqesorit per te vepruar ligjerisht dhe ne kohe ndaj akuzave te perditshme per korrupsion- tha Topi. Te nje rendesie te vecante Presidenti quajti pergatitjet per zgjedhjet vendore 2011 te cilat sipas tij do te jene dhe prova e madhe para nderkombetareve. Presidenti i Republikes duke pershendetur nisjen e sesionit te ri parlamentar nenvizoi se vetem ne saje te dialogut mund te realizohen reformat. Mbetem me shprese se do te arrihet jo vetem tejkalimi i debatit politik per zgjedhjet e 28 Qershorit por do te kete konsensus edhe per percaktimin e numrit te perfaqesuesve politike ne KQZ si dhe per gjetjen e atij mekanizmi magjik per numerimin e pakundershtueshem te votave. Kjo mund te prodhoje edhe ndryshime kushtetuese por te tilla qe ti rezistojne kohes- u shpreh Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›