Hetimi i BBC: Miliona dollare per klimen jane zhdukur

Ne vitin 2001, Bashkimi Evropian dhe dhe 20 vende te industrializuara premtuan mbi 400 milione dollare ne vit ne ndihma.
Por BBC-se gjeti ne nje hetim se gjate tete vjeteve, vetem 260 milione dollare jane paguar ne dy fonde te posaçme te OKB-se.
Udheheqesit boterore po shqyrtojne mundesine e arritjes se nje marreveshjeje per te kufizuar ndikimin e ndryshimit te klimes ne Kopenhage.
Por hetimi i BBC-se ka gjetur prova qe sugjerojne se çfaredo marreveshjeje qe te dale nga ky takim, mund te mos kete as vleren e letres ku eshte shkruar.
BBC-ja ka hetuar se çfare ka ndodhur me premtimet per financime te bera gjate kohes se pergatitjes se Protokollit te Kiotos per kufizimin e emetimeve qe shkaktojne efektin sere.
Zyrtari i larte i OKB-se per klimen, Yvo de Boer thote se ka pasur nje problem ne percaktimin e asaj se çfare ishte ne te vertete ne premtim per klimen.
"Eshte shume e veshtire te percaktosh nese diçka eshte nje kontribut per ndryshimin e klimes ose jo dhe ne kete kuptim e ndjej me te vertete se Kopenhaga duhet te hedhe veshtrimin perpara dhe jo pas dhe kete here t'i vere gjerat ne vendin e duhur dhe te jete e qarte" tha ai.