Dita Botërore, gratë vdesin më së shumti nga dhuna
BRKUSEL - Dhuna në familje është shkaku kryesor i vdekjeve për gratë mes moshave 19-44 në të gjithë botën, pas luftës, kancerit dhe aksidenteve rrugore. Kështu shprehet Sandra Barnes Raportuese e Këshillit të Europës mbi dhunën kundër grave, sot në Ditën Ndërkombtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
"Të luftosh Dhunën kundër grave është në zemër të asaj që Këshilli I Evropës përfaqëson- të drejtat e njeriut dhe barazinë mes grave dhe burrave. Kjo luftë duhet të jetë një prioritet në çdo nivel, me përfaqësues lokalë dhe rajonalë të zgjedhur në pararojë. Kjo nuk është një çështje private por publike, dhe një çështje shqetësimi për të gjithë ne.
"Bashkitë dhe rajonet mund të sjellin një ndryshim duke iu kudërvënë dhunës, duke ndërgjegjësuar dhe duke ngritur shërbime speciale, duke siguruar streha dhe strehim për gra të dhunuara, duke mbështetur OJQ-të e specializuara në këtë fushë ose duke marrë mundësitë edukuese për të diskutuar hapur këto çështje me të rinjtë.
"Kongresi ka miratuar së fundmi një raport dhe po merr pjesë në draftimin e një konventë të Këshillit të Evropës mbi dhunën kundrejt grave. Por vetëm tekstet ligjore nuk mjaftojnë. Kultura vetë nuk mund të ndryshohet. Ne duhet të çojmë një mesazh të qartë se dhuna nuk do të toherohet dhe të sigurojë se keqbërësit do të ndëshkohen.
"I kërkoj të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur lokalë dhe rajonalë ta bëjnë këtë luftë një angazhim personal. Ka gjithnjë forcë në numër, dhe ka gjithnjë shpresë për ndryshim ku e drejta është në anën tonë. Së bashku ne mund ta kapërcejmë", tha Barnes.