E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i Spahiut komisionivendos shtyrjen afatit me 10 dite

Komisioni hetimor parlamentar per punen e ish-nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiut ka vendosur te shtyje afatin e hetimit te tij edhe me 10 dite.

Pasi Spahiu vendosi te lere mandatin e tij ne komisionin hetimor parlamentar mberriti pjesa me e madhe e dokumentacionit te kerkuar si pjese e objektit te hetimit.

Dokumentacioni permban mbledhjet e KLD-se dhe procesverbalet perkatese per secilen prej tyre ne vitet 2009 2010 dhe 2011.

Ne cilesine e kryetarit te komisionit Alibeaj falenderoi kryetarin e KLD-se Bamir Topin per bashkepunimin dhe kerkoi edhe dokumentacionin per menaxhimin e buxhetit. Kreu i komisionit hetimor shprehu vendosmerine e komisionit per te cuar deri ne fund misionin e nisur. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›