E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet komisioni i emergjencave ne PS

I thirrur nga Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ky takim sherbeu si nje mbledhje e jashtezakonshme lidhur me situaten e rende ne veri dhe juglindje te vendit.

Deputetet e zonave veriore dhe juglindore si dhe deputete te cilet kane marre pjese direkt ne situata emergjente gjate qeverisjes socialiste diskutuan ne lidhje me oret dramatike qe po perjeton veriu i Shqiperise.

Kreu i opozites Edi Rama perseriti se kryetaret socialiste te komunave ne zonat veriore jane te angazhuar bashke me deputetet per te bere gjithcka eshte e mundur pavaresisht mundesive te tyre te kufizuara.

Komisioni ra dakort per hartimin e nje plani solidariteti si dhe per nje riorganizim transparent dhe nje informim ne kohe reale per operacionet e ndihmes. U ndane grupet e punes dhe u hartuan disa masa paraprake ne ndihme te banoreve.

Sipas Rames per kete duhet nje bashkepunim real me te gjitha strukturat e pushtetit vendor pa dallime partiake.

Mungesa e planit nga ana e qeverise per te perballuar krizen energjitike ishte nje tjeter pike e rendesishme e cila u diskuta gjate takimit te komisionit te emergjencave.

Opozita shqiptare eshte e gatshme te jape kontributin e saj ne lidhje me kete- tha Rama duke shtuar se partia socialiste ka mobilizuar forcat dhe mbeshtetur perfaqesuesit e saj vendore ne ato zona se bashku me deputetet e Kukesit te Dibres te Shkodres te Librazhdit .

Varferia mungesa e ndihmes ekonomike vonesat e pensioneve dhe pagave vonesat e ndihmes sociale invalidetgrate dhe femijet e pambrojtur e te lene nen meshiren e fatit te tera keto nuk kerkojne nje angazhim propagandistik por nje por nje vullnet per te bashkepunuar.

Ja pse duhet nje solidarizim pa dallim partiak- u shpreh Rama.

Qe neser do te detajohen edhe per publikun vendimet qe ky komision mori me qellimin e vetem per ti ardhur ne ndihme banoreve te izoluar ne veri dhe ne juglindje te vendit qe sot po jetojne oret me dramatike te jetes se tyre. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›