E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hetimi i krimeve zgjedhore, SPAK dhe BKH takim në Prokurorinë e Elbasanit

Prokurorë të Prokurorisë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar një takim në Prokurorinë e Elbasanit, ku të pranishëm kanë qenë edhe nëndrejtori i Policisë së qarkut të Elbasanit dhe shefat e komisariateve.

Takimi u zhvillua pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, teksa bëhet me dije se janë dhëne direktiva pikërisht për procesin zgjedhor, pozicionimi i efektivëve në qendrat e votimit dhe identifikimin e personave që kryejnë blerje vote apo shantazhojnë qytetarët e Elbasanit.

Ky është takimi i dytë që SPAK dhe BKH kryen ne Elbasan me drejtuesit e institucionet ligjzbatuese.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›