E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i zgjedhjeve, PD dorëzon një draft në Kuvend

Duket se reagimi erdhi vetëm orë pas kërkesës së BE-së një ditë më parë për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik.

Ende nuk dihen detajet e draftit të propozuar nga maxhoranca dhe këtë nuk e dinë as një pjesë e deputetëve të djathtë. Shkresa në fjalë është dorëzuar dje pasdite, dhe tashmë ajo gjendet në duart e kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Ende nuk dihen nëse në këtë amendamente ka ndryshime ndryshe nga se është deklaruar maxhoranca këto kohë për çështjen e kompetencave të komisioneve hetimore. Por, në “tavolinën” e bisedimeve mund të jetë edhe varianti tjetër, për dërgimin e një kërkese në Komisionin e Venecias, i cili do të interpretonte nëse dhënia e kompetenca komisionit hetimor për hapjen e kutive është kushtetuese ose jo.

Megjithatë, gjatë së hënës kur do të mblidhet Komisioni parlamentar i Ligjeve, do të jenë më të qarta propozimet e maxhorancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›