Hetimi i zgjedhjeve, PS sot protestë në Lushnje

Partia Socialiste organizon sot protestën e radhës në Lushnje. Protesta është njoftuar për orën 17:00 të pasdites dhe do të mbahet në sheshin kryesor të qytetit. Drejtuesit e degës socialiste të Lushnjes, u bënë thirrje një ditë më parë qytetarëve të bashkohen me ta në shesh.
Pas Tiranës, Shkodrës dhe Beratit, kjo është protesta e katërt që Partia Socialiste organizon për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Protestat organizohen në qytetet ku socialistët pretendojnë se janë shënuar manipulimet më të mëdha. Në fakt, në qarkun e Fierit, ku bën pjesë edhe Lushnja, procesi zgjedhor u shoqërua me shumë probleme, madje PS mori një mandat vetëm pas rinumërimit të disa kutive nga KQZ.
Kryetari socialist Edi Rama tha se protestat në rrethe do të vazhdojnë deri në hapjen e kutive, por kryeministri Berisha e ka përjashtuar një mundësi të tillë.