E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të lidhur me zinxhirë, zbulohen të tjera raste

Pas Fierit dhe Maqellarës, të tjera raste shokuese të shkeljes të së drejtave të njeriut janë zbuluar në rrethin e Kavajës.Vetëm 18 kilometra nga qyteti i Kavajës, dhe disa më shumë nga kryeqyteti, dy persona me probleme mendore mbahen të lidhur me zinxhirë dhe të izoluar në shtëpi."Viktima" e radhës është një vajzë 22 vjeçare e quajtur Armida Tani. Ajo ka lindur me probleme mendore dhe që prej moshës 6 vjeçare në vend të aksesorëve rreth qafës mban të lidhur një zinxhir. Babai i 22 vjeçares, Spiro Tani, tregon se vajza është agresive, dhe e rrezikshme për komunitetin, ndërsa shton se është detyruar ta lidhë për të shmangur problemet. Ndërkaq, vetëm disa kilometra më tutje në fshatin Domje të Kavajës, një tjetër person mbahet i izoluar prej 15 vitesh nga familjarët. Pëllumb Elmadhi, 40 vjeç, babai idy fëmijëve, vuan nga probleme mendore që prej vitit 2004, dhe që nga ajo kohë mbahet i izoluar në një dhomë. Vëllai i 40-vjeçarit Qaship Emadhi sqaron arsyet, ndërsa bashkëshortja me lot në sy tregon për vështirësitë që ka kaluar.Brenda harkut të pak ditëve opinioni publik është njohur me 4 raste, në rrethe të ndryshme të vendit, por që në thelb kanë shkeljen e të drejtave të njeriut Raste të tilla flagrante, megjithëse argumentohen se bëhen në të mirë të të sëmurëve kanë hapur debate publike, ndërsa vërtetojnë mos fuksionimin e strukturave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›