E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetohej prej nje viti arrestohet i riu

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 28-vjeçar të kërkuar për trafik droge.

Burimet policore lokale bëjnë të ditur se Ervis Malaj nga Vlora, është ndaluar në autostradën Vlorë- Levan, pas një operacioni të mirëorganizuar policor mes bluve të Vlorës dhe Tiranës. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se 28-vjeçari Malaj hetohej prej një viti. Sipas policisë, gjatë ndjekjes, 28-vjeçari tentoi disa herë t’i shpëtonte arrestimit, por pa sukses. Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›