E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pilotet e turizmit shqiptar

Kreu i shtetit Bujar Nishani ishte në Vlorë me rastin e një aktiviteti që ka organizuar Shoqata e Aeronautikës me kuadrin e çeljes së sezonit turistik.

Ne krah te kreut te Bashkise Shpetim Gjika, zoti Nishani e vuri theksin tek promovimi i vlerave jo vetem te zones, por e te gjithe Shqiperise si menyra per te afruar sa me shume turiste. Presidenti Nishani shprehu vlerësimin e tij për këtë eveniment sportiv të kthyer tashmë në një traditë shkëlqyer për mbarë Shqipërinë, duke theksuar se përzgjedhja e Vlorës për një aktivitet të tillë reflekton mikpritjen dhe qytetarinë e popullit vlonjat, bukuritë e mahnitshme të Vlorës, shpirtin aktiv dhe formën sportive të qytetarëve saj. Kreu i shtetit shprehu vlerësimin e tij për mesazhin e shkëlqyer të solidaritetit që përçojnë të tilla aktivitete, por edhe të vlerave të mëdha që përmban sporti si një element i rëndësishëm dhe shtyllë kryesore e kulturës. Ky aktivitet sipas Presidentit te Republikes eshte nje vlere e shtuar qe percon per me teper edhe nje mesazh sipas tij solidariteti dhe bashkepunimi, per njerezit qe kane kontribuar ne reklamimin e pasurive dhe bukuruive te natyres shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›