E Diel, 1 Nëntor 2026

Hetohen takimet e Altin Ndocit, po verifikohen Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi, që të dy me precedentë penalë

Grupi hetimor ka një listë të gjatë me emra të personave që kanë zhvilluar takime gjatë vitit të fundit me Altin Ndocin në paraburgimin e Durrësit.

Megjithatë disa prej tyre konsiderohen kyç e për pasojë po verifikohet aktiviteti i tyre në botën e krimit si dhe lidhjet që kanë patur me të arrestuarin Ndoci i cili u kap përpara 6 vitesh me urdhër të SPAK në kuadër të dosjes së bujshme ‘Plumbi i Artë’.

Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy persona që janë në vëmendjen e grupit hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Gjyzeli dhe Kusi janë emra të skeduar nga drejtësia dhe ka dyshime se mund të jenë të përshirë ose të kenë patur dijeni për planin e arratisjes nga paraburgimi.

Megjithatë kjo është deri tani në fazën e hetimeve paraprake, por po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo. Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur që ti lokalizojnë për ti marrë në pyejte.

Altin Ndoci, një person me rrezikshmëri të lartë i akuzuar për grup kriminal, i përfshirë në vrasje dhe trafik droge pasi sipas SPAK bënte pjesë në grupin e Çopjave në Elbasan, arriti që të arratiset nga spitali i Durrësit pasi ishte dërguar për kontrolle mjeksore.

Burgu i Durrësit rezultoi i dështuar në masat që duhet të kishte ndërmarrë për shoqërimin e tij drejt spitalit rajonal, pasi ai u dërguar vetëm me një ambulancë dhe jo me mjetet e posaçme. Atë e shoqëronin vetëm dy efektivë për të tualet, të cilët sipas dëshmisë së tyre Altin Ndoci i goditi dhe arriti që të arratiset. Jo vetëm kaq, por shkeljet e sigurisë vijonin deri të mungesa e lajmërimit të policisë së Durrësit për të qënë prezent forcat e rendit gjatë shoqërimit. Policisë nuk iu kërkua ndihmë për shoqërimin e të paraburgosuri, një procedurë e detyruar për raste të tilla.

Ndaj grupi hetimor ka dyshime të forta se Ndoci, i cili sapo doli nga spitali me vrap u ndihmua nga dy mjete luskoze për tu arratisur, prej disa kohësh kishte nisur planin e tij për arratisjen ku është ndihmuar nga grupe kriminale. Jo vetëm kaq, por ka dyshime se mund të jenë të përfshirë dhe zyrtarë të burgut të Durrësit, kjo për faktet e mungesës së elementeve të sigurisë që nuk u zbatuan.

Tetë zyrtarë të burgut ku përfshihen efektivë dhe stafi mjeksor u arrestuar me urdhër të prokurorisë. Ndërkohë që u shkarkuar nga detyra i gjithë zinxhiri komandues menjëherë pas skandalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›