Hetohet BBC për shkak të pagesave të mëdha të menaxherëve

Detektivët britanikë të ekipeve të mashtrimit janë duke e ekzaminuar nëse pagesat jashtëzakonisht të mëdha që u janë bërë menaxherëve të lartë të radio televizionit publik britanik, BBC, përbëjnë shkelje penale kushtetuese, ka njoftuar sot (të premten) policia në Londër.
Zyra e Auditimit Kombëtar në Britani ka verifikuar se mediumi publik britanik ka shkelur politikat e saj edhe ashtu bujare sa i përket pagesave shtesë pa ndonjë arsye. Kjo zyrë ka thënë se 60 milionë funta apo mbi 90 milionë dollarë u janë paguar menaxherëve të lartë prej vitit 2005 deri në mars të këtij viti, ndërsa ka gjetur se në 14 nga 60 rastet e rishikuara, menaxherët kanë marrë më shumë para se sa që u ka takuar, duke iu shkaktuar kështu humbje taksapaguesve në vlerë prej 1 milion funta. Disa prej këtyre pagesave, thuhet se janë aprovuar nga ish-drejtori i BBC, Mark Thompson, shef edhe i gazetës, “New York Times”./Indeksonline/