Snowden i lirë të udhëtojë e të punojë në gjithë Rusinë

Ish-oficeri i CIA-s Edward Snowden, i cili mori azil të përkohshëm politik, mund të lëvizë brenda territorit të Federatës Ruse dhe të punojë, por jo në sektorin shtetëror, njoftoi Shërbimi Federal i Migracionit, transmeton ZR.
Snowden u arratis nga SHBA-ja në Hong Kong në muajin maj, duke bërë më pas publik informacionin mbi operacionet sekrete të shërbimeve të inteligjencës amerikane lidhur me përgjimet e survejimet në Internet. Nga data 23 qershor deri më 1 gusht ai qëndroi në zonën e tranzitit të aeroportit ndërkombëtar "Sheremetievo" të Moskës. Më pas atij iu dha azil i përkohshëm politik në Federatën Ruse./Indeksonline/