Heynckes: Messi numër një, si Pele, Maradona e Zidane

Juup Heynckes e ka shprehur admirimin e tij për futbollistin numër një në rruzull, Lionel Messin.
Heynckes është i pajtimit se Messi është numri një i botës duke e krahasuar atë që tani me legjendarë të futbollit botëror."Messi është lojtari më i mirë në botë.
Për mua Messi është një gjeni i futbollit, një fenomen dhe një lojtar që fjalët nuk e përshkruajnë. Messi që tani është në mesin e legjendarëve si Pele, Maradona e Zidane" deklaroi Heynckes./indeksonline/