Legjenda kroate bëhet horë, kapet duke vjedhur!

Ish përfaqësuesi i ish Jugosllavisë në futboll, kroati Jozo Gaspar është bërë horë në vendin e tij. Pak javë pasi Gaspar u emërua trajner i skuadrës NK Zagreb, ai është shkarkuar pasi që është zënë duke vjedhur.
Gaspar i ka vjedhur një kartel krediti një lojtari të tij në zhveshtore me të cilën ka tërhekur para. Dhe çfarë bëri ai me paratë e vjedhura?
Legjendari kroat kishte shkuar në një dyqan ku kishte blerë 36 litra alkool, përkatësisht Jegermeister.
Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë publikuar marren e Gaspar duke shtyer drejt shkarkimit të tij. /Indeksonline/