E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hezbollah zgjedh liderin e ri pas vrasjes së Nasrallah

Naim Qassem është lideri i ri i Hezbollahut pas vdekjes së Hassan Nasrallah.

I lindur në vitin 1953 në Bejrut, Kassem ka qenë një zyrtar i lartë i Hezbollahut për më shumë se 30 vjet.

Ai u emërua nënkryetar në vitin 1991 dhe mbeti në detyrën e tij kur Hassan Nasrallah u bë lider një vit më vonë.

Qassem ishte anëtari i parë i udhëheqjes së lartë të Hezbollahut që bëri komente televizive që nga vrasja e Nasrallah muajin e kaluar.

Ai tha se Hezbollahu do të zgjidhte një pasues të liderit të tij të vrarë dhe do të vazhdojë të luftojë Izraelin në solidaritet me palestinezët. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›