E Diel, 1 Nëntor 2026

“Hi-Bu-By”, heronjtë shqiptarë të KribasitFaqja e njohur ukrainase, football.ua, vëren se Dinamo nuk luajti aspak keq, madje pati raste, por forma e mirë e treguar sidomos nga portieri shqiptar Isli Hidi, rezultoi faktor kyç në fitoren historik

Përpara se të niste ndeshja asnjë ekspert futbolli apo dhe më ultrasi më snob nuk fliste në favor të Krivbasit, por ekipi i “tre shqiptarëve” Hidi(Hi), Bulku (Bu) e Bylykbashi(By) e që nuk kishte fituar kurrë me Dinamon e Kievit që nga fillimi i viteve ’90, arriti ta thyejë 2-1 njërën prej skuadrave më të famshme ukrainase, e njëherësh gjysmëfinaliste në Kupën UEFA të këtij edicioni.

Faqja e njohur ukrainase, football.ua, vëren se Dinamo nuk luajti aspak keq, madje pati raste, por forma e mirë e treguar sidomos nga portieri shqiptar Isli Hidi, rezultoi faktor kyç në fitoren historike të Krivbasit, ndërkohë që puna e shkëlqyer e Dorian Bylykbashit në mesfushën e avancuar e asistin e tij në golin e Mutzos ishte e jashtëzakonshme.

Edhe Ervin Bulku ishte në një ditë të mirë, madje duke e përfunduar takimin i “pastër”, pasi si Hidi ashtu dhe Bylkybashi u ndëshkuan me karton të verdhë. Krivbasi i shkaktoi humbjen e tretë Dinamos kryesuese (61 pikë) në 24 javët e zhvilluara të kampionatit ukrainas, edhe pse diferenca midis tyre flet qartë, + 29 pikë për skuadrën kryeqytetase.

E Hene, 20 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›