E Diel, 1 Nëntor 2026

Ram Shehu rikthen fitoren në ElbasanHeroi i takimit ishte kapiteni Julian Ahmataj, i cili shënoi një dopjetë në një sfidat më të rëndësishme për fatet e mbijetesës në Superligë të 2-herë kampionëve.

Trajneri Ramadan Shehu qëlloi një zgjedhje e duhur për bankinën e Elbasanit, pasi verdheblutë fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 me Bylisin, duke u rikthyer te fitorja pas dhjetë javësh. Heroi i takimit ishte kapiteni Julian Ahmataj, i cili shënoi një dopjetë në një sfidat më të rëndësishme për fatet e mbijetesës në Superligë të 2-herë kampionëve.

Gentian Stojku dha një pas të gjatë për Fjodor Xhafën, sulmuesi vlonjate i Elbasanit ndërmori një inkursion vertikal në drejtim të zonës së Bylisit, duke shmangur portierin maqedonas  Mirçelosku e pasuar mbi vijën fatale për Julian Ahmataj, ky i fundit thjesht e shtyu topin në rrjetë në minutën e 3-të. Florenc Arapi, lojtari i huazuar nga Tirana te ballshiotët barazoi në minutën e 40-të, duke mbyllur pjesën e parë në 1-1.

Në fraksionin e dytë, u përsërit e njëjta skemë kombinacioni Stojku-Xhafa-Ahmataj, me realizimin e këtij të fundit në minutën e 61-të të takimit, gol që vulosi edhe shifrat 2-1. Elbasani u ngjit në kuotën e 30 pikëve, ndërkohë që Bylisi me këtë humbje jo vetëm që “betonoi” vendin e fundit, por tashmë kur kanë mbetur edhe pesë javë për t’u luajtur është me një “këmbë në var” e drejt Kategorisë së Parë.

E Shtune, 18 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›