E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hidhen mjete piroteknike para tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, ndërhyn policia

Lëvizja Vetëvendosje nuk është mirëpritur gjatë një takimi në Skënderaj, pasi disa qytetarë janë mbledhur dhe kanë hedhur mjete piroteknike afër vendit ku kjo parti mbante tubimin elektoral.

E teksa tubimit i është bashkuar kryeministri Albin Kurti, qytetarët tjerë janë dëgjuar të thërrasin “Thaçi, Thaçi”.

Nuk raportohet për lëndime, por incidenti ka shkaktuar tension në vendndodhjen e tubimit, çka ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e policisë së Kosovës.

Ndërkohë, ka reaguar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentuar të pengojnë tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje. Harroni që na ndalni. Po thyejmë bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit. Politika primitive nuk kalon”, ka shkruar ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›