E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidhen ne treg me shume makina kompakte dhe me efikase

Ndersa industria amerikane e automobileve po del nga nje prej periudhave me te veshtira per sa i perket shitjeve fabrikat vazhdojne te permiresojne teknologjine ne perpjekje per te prodhuar makina qe pasqyrojne kerkesat e reja te konsumatorit. Kjo strategji nga njera ane po krijon vende pune ne te ashtuquajturen industria e makinave te gjelbra por nga ana tjeter po eliminon vende pune.

Pas 15 vjetesh pune ne linjen e montimit punonjesja e makinave ne Detroit Nicole Current se shpejti do te humbase punen.

Une punoj ne sektorin e prodhimit te akseve te kamioneve dhe ndersa industria e automobileve perpiqet te shmange makinat e medha duke i zevendesuar ato me makina me ekonomike me efikase natyrisht duke pasur parasysh cmimet e karburantit me pak njerez blejne makina te medha.

Konsumatoret po blejne makina hibride qe funksionojne me karburant dhe elektrik si Toyota Prius. Zedhenesi i kompanise Toyoto Greg Thome thote se Prius eshte nje prej modeleve me popullore.

Prius eshte shitur shume mire madje ne presim qe kjo prirje jo vetem te vazhdoje por te permiresohet gjate ketij viti. Nga nje model i vetem Prius ne do te prodhojme tani 4 modele te tjera.

Toyota nxori per here te pare modelin me te vogel Prius C ne Panairin Nderkombetar te Makinave per vitin 2012 qe u organizua ne Detroit te shtetit Micigan.

Zoti Thome thote se modeli Prius C pasqyron kerkesen e konsumatorit pas recesionit te fundit per makina me te lira dhe me efikase.

Recesioni pa dyshim ndikoi ne shitjen e te gjitha modeleve. Tani ne shikojme qe konsumatoret po kthehen ne treg per te blere makina mes tyre edhe makinat hibride.

Pothuajse cdo prodhues automobilesh ne panairin e ketij viti ne Detroit nga makinat e vogla me te lira deri tek ato me luksozet po reklamon modele me efikase.

Ashtu sic eshte folur gjeresisht rreth suksesit te makines elektrike Chevrolet-Volt i prodhuar nga General Motors e cila vazhdon te shitet mire per te dytin vit me radhe GM po perqendrohet me shume te kerkesat e tregut per makina te gjelbra.

Nje prej drejtuesve te firmes thote se ndryshimi i fokusit te kompanise larg kamjoneve dhe fuoristradave eshte pjese e strategjise se pergjithshme te General Motors.

Aspekti i gjelbert eshte zhvilluar per nje fare kohe. Natyrisht qe ne duam te sigurohemi qe kemi edhe alternativa ndaj karburantit. Ne nuk duam te varemi vetem tek nje lloj i vecante burimi energjetik. Prandaj eshte pozitive per ne si kompani qe te kemi shume oferta dhe ne kete meyre te mbijetojme perkundrejt paqendrueshmerise se cmimeve te karburantit.

Kerkesa e konsumatoreve per makina me te vogla dhe me efikase vazhdon te ndryshoje industrine e automobileve ne Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo kerkese po ben qe te rihapen fabrika te braktisura dhe te krijohen vende pune ne nje industri qe gjate 10 vjecarit te fundit la te papune dhjetra mijera njerez.

Ky eshte nje lajm i mire por edhe i hidhur per punonjes si Nicole Current.

Megjithese do ta humbas vendin e punes si anetare e sindikates une jam pjese e nje sistemi qe po ecen ne drejtimin e duhur me udheheqjen qe kemi aktualisht.

Zonja Current shpreson qe kjo udheheqje ta ndihmoje ate te gjeje nje pune ne nje prej mijera vendeve te reja te punes qe po krijon indistria ne lulezim e makinave te gjelbra ne Detroit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›