E Shtunë, 31 Tetor 2026

80 persona vdesin ne Evropen lindore e qendrore si pasoje e te ftohtit

Gati 80 persona kane gjetur vdekjen ne Evropen lindore dhe qendrore ndersa moti i keq solli disa nga temperaturat me te ulta te para ne disa dekada.

Ne Ukraine zyrtaret njoftuan 43 te vdekur nga hipotermia gjate gjashte diteve te fundit. Shumica e viktimave ishin te pastrehe por shtate te tjere vdiqen ne shtepite e tyre.

Ne Rumani gjashte persona gjeten vdekjen gjate 24 oreve te fundit duke e cuar numrin e viktimave ne 14. Zyrtaret e ministrise se Shendetesise thane se qindra te tjere jane shtruar ne spital me hipotermi.

Nderkohe zyrtaret ne Poloni njoftuan per pese te vdekur sot duke e cuar numerin ne mbi 20.
Vdekje te tjera te lidhura me motin e keq ne rajon jane regjistruar ne Serbi Bosnje-Hercegovine Republiken eke dhe Sllovakine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›