Hidhërohet në Cooper

Nga Express më 31 maj 2011 në ora 13:04
Renee Zellweger ka mbetur e hidhëruar pasi ish i dashuri i saj Bradley Cooper ka filluar një lidhje të re me aktoren Olivia Wilde.
Zellweger ishte në lidhje me Cooper deri në fillim të këtij viti, por Bradley i dha fund lidhjes duke thënë se ka nevojë që të koncentrohet në karrierë.
“Renee e respektoj vendimin dhe motivet e tij por kur dëgjoj që ai është në një lidhje tjetër, madje me një aktore të profilit të lart, atëherë kjo gjë nuk ishte e lehtë për të”, tha një burim i afërt me Renee’n.
“Ajo ende është e hidhëruar në të dhe ndjen se ajo ka gabuar për shkak se ka qenë e përkushtuar në një lidhje me një djalë të gabuar”.