E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiponja supersonike

Kjo fotografi interesante lë përshtypjen sikur shqiponjat fluturojnë me motor supersonik të aeroplanëve. Por pyetja që mbetet është nëse kjo shqiponjë është vetëm zog ose aeroplan.

Për këtë fotografi të shkëlqyeshme meritor është Pam Mullins, i cili kapi momentin e jashtëzakonshëm kur një aeroplan po fluturonte mbi shqiponjën, në trajektoren e saktë të këmbëve të zogut. Ajo tha: “Shqiponja vetëm po shëtitej në qiell dhe unë po e lëvizja aparatin fotografik për të kapur një pozë të mirë. Kur shkrepa aparatin mendova se kam bërë një foto normale. Por kur e shikova edhe një herë e kuptova se sa e mrekullueshme dukej”.

Kjo fotografi e veçantë u bë afër shtëpisë së saj në Prince Rupert, British Cloumbia në Kanada.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›