Hidhet ne ere shtylla e tensionit ne Kruje

Fushe- Kruja dhe dy fabrikat e cimentos Titan dhe Seamnet Albania pa energji elektrike
Kruje- Hidhet ne ere shtylla e tensionit te larte Koman- Fushe Kruje Ne afersi te fshatit Borizane te Krujes. Fushe- Kruja dhe dy fabrikat e cimentos Titan dhe Seament Albania mbesin pa energji elektrike per shkak te hedhjes ne ere te shtylles e cila mesohet se eshte demtuar ne dy prej kembeeve te saj.
Eksplozivi u vendos ne dy kembat e shtylles se tensionit te larte vetem nje km larg fabrikes se cimentos. Kjo shtylle furnizonte me energji elektrike keto dy fabrika dhe dhe qytetin e Fushe- Krujes. Nga shperthimi kane mbetur te lemerisuar banoret e zones ku edhe copat e eleve qe eshte ndertuar shtylla kane rene.
Eksperte te Policise se Krujes dhe te skuadres se Antiterrorit nje ore e gjysem pas ngjarjes mberriten ne vendngjarje dhe nisen hetimet per gjetjen e autoreve te krimit vetem pak muaj pas nje rasti tjeter te ngjashem.
Nga shperthimi nuk ka te lenduar ne njerez ndersa jane demtuar disa banesa ne zonen rreth ndersa ai eshte degjuar deri ne Fushe-Kruje. Burime zyrtare te Policise thane se eksplozivi I vendosur ishte I llojit tritol. Sipas inxhinierit Luigj Pjetri shperthimi ndodhi rreth ores 830 te mengjesit.
Kjo linje furnizon me energji te dy fabrikave te cimentos Titan dhe fabrikes se tjeter te Fushe Krujes ndersa eshte planifikuar edhe per funizimin me energji te nje nenstacioni elektrik te ri per Fushe Krujen. Brigada e riparimit te avarise ka punuar gjate gjithe nates per riparimin e defektit ndersa nuk ka shkeputur per asnje momente e nergjin elektrike per dy fabrikat- tha Pjetri.