E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivleresimi si perfitojne qytetaret

TIRAN- Qeveria pritet te ndermarre se shpejti nje nisme ligjore per rivleresimin e apartamenteve. Edhe pse ajo eshte prezantuar dy dite me pare nga Kryeministri Sali Berisha si pjese te amnistise fiskale ne te vertete rivleresimi i apartamenteve nuk ka te beje fare me te por pritet te jete pjese e nje ligji tjeter.


Ne fakt rivleresimi i apartamenteve ka qene nje nder kerkesat kryesore te biznesit gjate diskutimeve per amnistine sepse ata pritet te jene perfituesit kryesore. Sic dihet pronat e paluajtshme shume shpesh vendosen si garanci per bankat.


Sa me e madhe te jete vlera e regjistruar e tyre aq me shume rritet mundesia e kreditimit si edhe shuma qe mund te perfitohet. Keshtu qe qytetareve te interesuar per te marre kredi do tu leverdiste qe apartamenti i tyre te figuronte i regjistruar me nje vlere me te madhe.


Nese ligji kalon ashtu sic u prezantua nga Berisha ne mbledhjen e fundit te kabinetit procesi i rivleresimit pergjithshem te apartamenteve do ta rriste vleren e tyre te regjistruar sepse pronaret do te ishin me te nxitur te deklaronin siperfaqen reale te apartamenteve.


Tarifa ne rastin e regjistrimit te siperfaqeve te padeklaruara nuk do te jete e larte vetem 1 per qind te vleres. Ne cdo rast nje rivleresim i banesave do ti bente ato me te shtrenjta nga ckane qene me pare dhe ne rast te nje shitje qytetaret dalin me te fituar ne kete rast. Por edhe shteti nuk del pa gje madje perfitimi me i madh i perket buxhetit te shtetit. Pas vleresimit apartamentet do te shiten me shtrenjte dhe tatimi qe duhet paguar ne rast te nje shitje te mundshme do te ishte edhe me i madh.


Por me se tepermi ky projektligj i intereson biznesit sepse ne te njejten logjike biznesi ka perfitimin kryesor prej shtimit te vleres se kapitalit. Nese nje biznes ka te vendosura zyrat e tij ne nje apartament te ndertuar ne fillim te viteve 90 vlera e saj ne ate kohe ka qene shume me e ulet se sot nderkohe qe nje rivleresim i saj sipas cmimeve te tregut do rriste se tepermi vleren. Ne keto kushte biznesi do te kishte me shume hapesira per te marre kredi duke i lene zyrat apo asetet e tjera si kolateral.


Kerkesa per rivleresimin e apartamenteve u parashtrua se fundmi nga kompanite ndertuese gjate tryezes se mbajtur me Ministrin e Financave Ridvan Bode. Krahas kesaj ndertuesit kane kerkuar dhenien e hipotekave per apartamentet qe nuk e kane marre ate per shkaqe te cilat fillojne nga problemet me tatimet deri tek mos leshimi i lejes se shfrytezimit nga bashkite apo komunat.


Ne lidhje me kete Shoqata e Ndertuesve eshte duke punuar aktualisht per hartimin e draftit per dhenien e hipotekave. Ne perfundim drafti do ti dergohet qeverise e cila do ta marre ne shqyrtim. Rivleresimi i apartamenteve falja e faturave te energjise elektrike gjobat e makinave etj. jane nisma te propozuara se fundmi nga qeveria ne prag te zgjedhjeve.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›