E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet në erë tubacioni i gazit në Jemen

Militantët e dyshuar islamikë kanë hedhur në erë një tubacion gazi në Jemen.

Raportet thonë se kjo është hera e tretë në muajt e fundit që sulmohen tubacionet, ndërsa qeveria e vendit ka intensifikuar fushatën kundër kryengritësve që kanë lidhje me Al Kaidën.

Shpërthimi i fundit ka qëlluar tubacionin në provincën Shabva, në lindje të Jemenit.

Ai transporton gaz të lëngshëm natyror në terminalin e eksportit Balhaf në Gjirin e Adenit.

Puna në këtë tubacion kishte ndaluar pas sulmeve të mëparshme në mars dhe në prill.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›